Sezoni veror i vitit të kaluar u karakterizua me koncerte e mbrëmje muzikore të shumta, ku edhe numri i pjesëmarrësve ishte i madh, shkruan InLajmi.
E me numrin e madh të koncerteve e mbrëmjeve muzikore artisteve kosovarë iu shtuan edhe të hyrat e tyre.
Vipat kosovarë me rritjen e këtyre të hyrave rriten edhe deklarimet në Administratën Tatimore të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga vet ATK-ja në një përgjigje me shkrim për gazetën InLajmi, ku të njëjtit treguan se qarkullimi i deklaruar për vitin 2022 është 20.900.000 euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për 2022 janë afro 2.000.000 euro.
“Bazuar në të dhënat e sistemit elektronik të ATK-së, rezulton se: qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milion euro, kurse në 2022 është 20.9 milion euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për 2022 janë afro 2 milion euro”, thuhet në përgjigjen e ATK-së për InLajmin.
Nga ATK-ja shtuan se viti 2022 në krahasim me vitin 2021 ka rritje të deklarimit dhe pagesave për afro 100%. Libona Gegaj/ InLajmi