Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, në njëvjetorin e luftës në Ukrainë, ka shprehur solidarizimin dhe mbështetjen e plotë për popullin ukrainas dhe presidentin Volodymyr Zelensky, përcjell InLajmi.
Krasniqi thotë se historia na ka treguar vazhdimisht se popujt të cilët luftojnë për të drejtën e tyre, për tokën e tyre, dalin gjithmonë triumfues.
Gjithashtu ai i lavdëron popullin ukrainas për qëndrueshmërinë dhe shpirtin luftarak që kanë treguar kundër agresionit rus.
Në fund, kryetari i PDK-së uron që ky agresion të përfundojë sa më shpejt.
Postimi i plotë i tij:
Në njëvjetorin e luftës në Ukrainë, respektivisht agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj këtij vendi, shprehim solidarizimin dhe mbështetjen e plotë për popullin ukrainas dhe presidentin Zelensky. Qëndrueshmëria dhe shpirti luftarak i ukrainasve ka fituar zemrat e të gjithë botës demokratike dhe popujve liridashës.
Historia na ka treguar vazhdimisht se popujt të cilët luftojnë për të drejtën e tyre, për tokën e tyre, dalin gjithmonë triumfues. Uroj që ky agresion i cili ka marrë jetën e mbi 8 mijë civilëve ukraianas deri më sot, prej tyre 487 fëmijëve, të përfundojë sa më parë. Kosova është me ju.
Slava Ukraini!🇺🇦 /InLajmi/