Astronomët kanë zbuluar një planet jashtëzakonisht të madh që rrotullohet rreth një ylli xhuxh, 280 vite dritë larg nga Toka, që është 4 herë më i madh se gjigandi i gazit të sistemit diellor.
Ky konfigurim “i ndaluar” i një planeti masiv që rrotullohet rreth një ylli relativisht të vogël mund të sfidojë teoritë se si formohen planetët gjigantë me gaz.
Astronomët kanë zbuluar vitet e fundit se “yjet xhuxh M” kanë më shumë gjasa të kenë planetë që rrotullohen rreth tyre, por ata nuk prisnin që yje kaq të vegjël të strehonin planetë gjigantë.
Modelet aktuale të formimit të planetit sugjerojnë se për të lindur një gjigant gazi nevojitet material i barabartë me masën 10 herë më të madhe të Tokës. Kjo së pari formon një bërthamë shkëmbore dhe kjo bërthamë vazhdon të grumbullojë gaz për të formuar diskun për të rritur një planet gjigant, shkruan A2CNN.
Vëzhgimet me James Webb Space Telescope mund të ndihmojnë në përcaktimin e përbërjes së atmosferës së TOI-5205 b dhe mund të hedhin dritë mbi proceset që lindën këtë planet “të ndaluar”.