Ambasada e Kosovës në Ëashington, D.C. ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë në një atmosferë festive, në praninë e shumë miqve, e personaliteteve të ndryshme, përcjell InLajmi.
Nga Ambasada e Kosovës në Amerikë u bë e ditur se në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar.
Ndërsa Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Amerikë:
Në një atmosferë festive, në praninë e shumë miqve, e personaliteteve që asnjëherë nuk kursyen mbështetjen për Republikën e Kosovës, Ambasada e Kosovës në Ëashington, D.C. ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë.
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.
Ambasadori Dugolli theksoi se “marrëdhënia e Kosovës me SHBA-të është e rëndësishme për dy vendet tona. Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën.
Në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar. #Kosova15 🇽🇰🇺🇸 /InLajmi/