Sa prej jush e adhurojnë shijen autentike që na jep pica e përgatitur në shtëpi?
Epo atëherë jeni në artikullin e duhur, pasi Neps.al ju jep recetën e thjeshtë të një pice që mund ta përgatisë kushdo prej jush.
Përbërësit:
- Për brumin: 300 gram miell
- 80 ml vaj luledielli
- 1 gotë ujë i vakët
- 1 lugë çaji maja
- pak kripë
- Salcë domateje
- 2 speca
- 150 gram proshutë
- 150 gram kërpudha
- 300 gramë djathë picash
Udhëzime:
- Bashkoni të gjithë përbërësit e brumit dhe e punoni mirë masën.
- Pasi e zëmë brumin e lëmë të pushojë për të paktën 2 orë. Pas kësaj brumi duhet të dyfishojë vëllimin.E ndani në 2-3 toptha të vegjël. I hapni me dorë dhe me pak miell që të mos çahet brumi.
- E lyeni sipër me salcë domatesh. Shtoni djathin e grirë imët. Vendosni proshutën, kërpudhat, specat.
- E fusni picën në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë. Kështu veproni edhe për 2 picat e tjera. Ju bëftë mirë!