Rajoni lindor i Taxhikistanit është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 shkallë.
Sipas raportimit epiqendra e këtij tërmeti ishte në afërsi të kufirit me Kinën.
Pas këtij tërmeti ka pasur edhe disa pasgoditje me shkallë 5.2, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo edhe viktima si pasojë e këtij tërmeti.
Lëkundjet e tokës u regjistruan rreth orës 6:36 sipas kohës tonë lokale me epiqendër ishte afër zonës së Murghob, shkruan Klan Kosova.
Dridhjet u ndjen edhe në Kinë dhe sipas disa mediave raportohet se shkalla e tërmetit ishte 7.3