Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka rikutjuar rastin e vdekjes së të rinjëve në magjistralen Ferizaj-Shtime, e për këtë ai ka një propozim për Qeverinë e Kosovës, raporton InLajmi.
Tahiri ka thënë së është momenti që qeveria t’i lëshoi sytë kah infrastuktura rrugore pasi programet që janë në rend nuk po ndodh asgjë me to.
“Rasti i mbrëmshëm i aksidentit në magjistralen Ferizaj-Shtime, padyshim që e ka prekur secilin nga ne. Do të ishte mirë që si Kuvend edhe njëherë të adresojmë këtë temë tek Qeveria në raport me krejt infrastrukturën rrugore dhe programet që janë në vijim e që nuk po ndodh asgjë”, tha Tahiri.
Kështu Tahiri ka thënë së është papranueshme që në 2 vite qeverisje e në asnjë rrugë nuk është investuar, ai tha se nëse qeveria nuk investon në në akset rrugore e magjistralet atëherë rreziku do të jetë gjithmonë i njejtë.
“Është e papranueshme që mos të ketë asnjë investim të vetëm tani e 2 vjet në këto rrugë. Është e papranueshme që një qytetarë i Podujevës për me ardh në Prishtinë, duhet me i llogariotë një orë e gjysmë për të ardhur e një orë e gjysmë për tu kthyer. Edhe rrugët tjera nuk kanë asnjë investim. Nëse qeveria nuk investon në këto akse rrugore në këto magjistrale, nuk do të ketë as investime, as siguri e as zhvillim. Është shumë e rëndësishme që këto projekte të trajtohen me prioritet dhe me seriozitet”, ka thënë Tahiri./InLajmi/