Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala, ka folur rreth deklaratave të deputetit, Haki Abazi lidhur me rastin Dehari duke thënë se ka qenë një reaksion pasi iu kanë ndal përfitimet.
“Unë mendoj që Abazi kur e ka kuptu përfundimisht lajmin se po shkarkohet nga krejt komisionet parlamentare e rolet që ia ka pas del ai s’ka prit më shumë se një ditë e ka dal në konferencë në media. Pra nuk besoj që ka qenë plan, komplot mbrapa, por është një reaksion i një njeriu që kur të ia ndal at burimin e përfitimeve ai del me të tilla deklarata dhe hap shumë tema në shoqërinë tonë. Mirë që i ka hap se është rast për Prokurorinë që më i dhanë fund kësaj çështje. Pra është një njeri që reagon në mënyrë instiktive kur i ndërprehet burimi i përfitimeve.”, ka thënë Shala për Gazeta10.
Tutje Shala ka komentuar se Vetëvendosja ka ndikuar tek familjarët e Deharit, që sa më shumë të zvarritet rasti, duke theksuar se zbardhja e këtij rasti nuk i konvenon VV-së