Që kur u bë e ditur se Gerard Pique ishte i lidhur romantikisht me Clara Chia-n, të 2 kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Fillimisht u përfolën se si dhe kur janë njohur, ndërsa dashurinë e tyre pak nga pak e kanë shfaqur publikisht.
Por më pas erdhi kënga e Shakirës me Bizarrap, e cila i ktheu të 2 në qendër të vëmendjes.
Dhe pikërisht kur u duk se ujërat ishin qetësuar, Pique dhe Clara Chia janë kthyer sërish në lajme. Madje duket se është shumë e ndërlikuar për ta që ta çojnë natyrshëm lidhjen e tyre.
Një video është duke qarkulluar në TikTok dhe Twitter në të cilën ish-lojtari dhe e dashura e tij dyshohet se janë dëbuar nga një restorant japonez në Barcelonë.
Dhe gjëja më tronditëse është arsyeja: me sa duket pronari ishte një fans i Shakirës dhe kur çifti hyri në restorant, kamerieri nuk pranoi t’i shërbente.
Thuhet se Clara Chia është mërzitur shumë kur ka dalë nga restoranti. Në video mund të shihni vetëm ata të 2 duke u futur në makinë dhe disa përdorues pretendojnë se arsyeja e dëbimit ishte se pronari ishte një fans i këngëtares kolumbiane, përcjell lajmi.net.
Në video është e vërtetë që ajo shihet e mërzitur para se të hipte në makinë dhe kjo i ka lënë të lirë edhe këtij opsioni. Pique qëndron pas saj në çdo moment dhe më pas ndahen për të hipur në makinë.