Këtë të mërkurë seanca e Kuvendit të Kosovës nisi me një minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë, në njëvjetorin e pushtimit të saj, raporton InLajmi.
Të pranishëm në seancë janë edhe gazetarët ukrainas, të cilët po qëndrojnë aktualisht në Kosovë.
Gjithashtu kryekuvendari Glauk Konjufca në fillim të kësaj seance u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në Ferizaj.
Ndryshe, në rend të ditës pritet të shqyrtohen 3 marrëveshje ndërkombëtare. /InLajmi/