Kryekuvendari Glauk Konjufca, është involvuar në diskutimin e ashpër të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, raporton InLajmi.
Berisha akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje së janë fajtorët kryesor për vdekjen e të ndjerit Astrit Dehari dhe vëllait të tij Arbënor Dehari.
Kështu Konjufca i është kundërpërgjigjur Berishës duke i thënë së nëse ky i fundit di diçka më shumë në lidhje me rastin Dehari, ose edhe involvimin e LVV-së në këtë mes, atëherë do ia ftojë prokurorin për intervistim.
Konjufcës nuk i mjaftoi kjo, ndërsa iu drejtua Berishës duke i thënë se të gjithë e dinë që vdekja e Deharit i është “qepur”VV-së.
“Edhe ju e dini fort mirë që përpjekja me lidhë VV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapapvijë politike dhe personat…Ka një vendim gjykate që i ka liruar ata persona prej kësaj akuze. Nëse dini më shumë e kisha ftuar prokurorin me ju intervistuar, gjithçka që dini e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist, unë e ftoj prokurorin që të të intervistojë. Nëse di diçka”, tha Konjufca./InLajmi/