Diskutim i ashpër u zhvillua mes ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha për vdekjen e pazbardhur të Astrit Deharit, përcjell InLajmi.
Në lidhje me debatin e 2-shes ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila ka thënë së Avni Dehari, babai i të ndjerit Astrit Dehari, e ka lëshuar sallën e Kuvendit pas fjalës së deputetit Berisha.
Kurti u shpreh e mllefosur me deklarimet e Berishës ku tha se një njeri i fortë si babai i Deharit duroi gjithçka, por jo edhe pafytyrësinë e Berishës.
Postimi i plotë i saj:
Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi./InLajmi/