Ekspertët e komunikacionit ia kanë lënë fajin shtetit për mungesë të investimeve në infrastrukturë rrugore dhe sinjalistikë. Sipas tyre, këto janë shkaqet që po çojnë drejt aksidenteve me fatalitet. Megjithëse, të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se ndër vite ka rënë numri i aksidenteve, shqetësuese mbetet numri i viktimave.
Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, 5 persona kanë humbur jetën nga aksidentet e trafikut në Kosovë.
Pavarësisht, që numri i tyre ka shënuar rënie, përfundimet e aksidenteve me fatalitet, mbeten shqetësuese në vend.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, për dallim nga janari i vitit 2022, gjatë këtij viti, janë shënuar 69 aksidente më pak.
Megjithatë, kushtet infrastrukturore vlerësohen se janë ndër arsyet kryesore që po ndodhin aksidentet.
Liridon Shahini, inxhinier i komunikacionit, ka thënë se në rrugën ku ka ndodhur aksidenti mbrëmjen e së mërkurës, është hera e 2-të që përfundon me viktima.
Ndërsa, ekspertët e komunikacionit kanë thënë se fajtor nuk është vetëm moskujdesi i shoferëve në vozitje, por mungesa e investimeve të shtetit në infrastrukturë rrugore dhe sinjalistikë.
E për këtë, kritika ndaj qeverisë ka adresuar edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, shkruan Kanal 10
Me gjithë, fushatat e kohëpaskohshme për rritjen e vetëdijesimit në shoqëri, mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore, vlerësohet si aspekti më negativ, që aksidentet në trafik vazhdojnë të jenë me numër të lartë.