Eurovision Song Contest ka zbuluar emrat e 4 prezantuesve që do të drejtojnë festivalin këtë vit, transmeton InLajmi.
Prezantuesit e Eurovision Song Contest 2023 janë: Julia Sanina, Graham Norton, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon
Siç pritej, Eurovision do të mbahet në Mbretëri të Bashkuar për shkak të luftës në Ukrainë, ku do të ketë një përzierje midis mikpritësve britanikë dhe atyre ukrainas, shkruan BBC.
Ndërsa ka 4 prezantues zyrtarë, Graham Norton është planifikuar të presë finalen e madhe të shfaqjes. /InLajmi/