Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit mekryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel, ka thënë se gjithmonë do të shkoj në bisedimi me Prishtinën, por me Kurti nuk ka si bisedohet, transmeton InLajmi.
“Kurti menjëherë fillon të flasë vuajtjet e tij, të Adem Demaçit nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Unë do të flas për Asocacionin e për këtë duhet të flasin edhe përfaqësuesit evropianë. Ai kurrë nuk do ta formojë Asociacioni. Kurti kërkon që ne ta njohim shtetin e pastaj ta formojë Asociacionin. Nuk mund të më befasojë Kurti, sepse i njoh truket e tij”, tha Vuçiq, transmeton TvPink.rs.
Ndryshe, vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është paralajmëruar të mbahet më 27 shkurt dhe takimi do të zhvillohet ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian./InLajmi/