Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve, ka vdekur një person nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Brenda 24 orëve, 39 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ndërsa 10 persona janë shëruar nga koronavirusi.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë kryer 56 testime për Covid-19. /InLajmi/