Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka mundësi legale ta ndalë kryeministrin Albin Kurti nëse tenton të bëjë marrëveshje të dëmshme.
Tutje ai tha se në rast se nënshkruhet marrëveshja Kurti nuk do ta sjellë atë në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk besoj që Kurti do ta sjellë këtë marrëveshje në Kuvend, ashtu si nuk është votu marrëveshja e Uashingtonit. Kurti po merr zotime dhe po merr veprime pa i sjellë në kuvend”, ka thënë ai p֝ër TV Dukagjini.
Tahiri tha se PDK ka shprehë gatishmëri që të jetë pjesë e dialogut, por sipas tij LVV-ja nuk ka qenë e gatshme për një gjë të tillë.