Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj jave ndihmën e Shqiperisë për tërmetin në Turqi në vlerën e një milion euro.
Vendimi për donacionin një milion eurove nga qeveria shqiptare, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Turqi, u bë me dije nga kryeministri Rama gjatë një bisede telefonike me një televizion turk.
Në emisionin dedikuar mbledhjes së donacioneve për tërmetin, Rama dhuroi në emër të shqiptarëve shumën prej një milionë euro.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë tha se Shqipëria nuk e harron ndihmën e dhënë nga Ankaraja kur u prek nga tërmeti i vitit 2019, shkruan EuroNews.Albania.
“Nuk do të harrojmë çfarë bëri presidenti Erdogan për vendin tonë në tërmetin e 2019. Ne do të jemi me popullin turk. Ne si popull shqiptar duam të dhurojmë një milion euro”, tha ai.