Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, nuk pret që të hiqet pengesa kryesore për përparimin në dialog, pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk dëshiron të formojë Unionin e Komunave Serbe, transmeton InLajmi.
Staroviq, tha se tani topi është në fushën e Kurtit, ndërsa Serbia duhet të qëndrojë konsekuente dhe këmbëngulëse në kërkesën e saj për formimin e Asociascionit të Komunave Serbe.
“Kam frikë, duke pasur parasysh situatën aktuale, se pengesa kryesore, e mbështetur përfundimisht nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka të bëjë me domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit si kusht për çdo përparim në dialog, nuk do të hiqet, Kurti nuk është gati për këtë”, theksoi ai.
Staroviq ka kujtuar se Kurti e ka bazuar tërë karrierën e tij politike në mohimin e çdo prezence të popullit serb në Kosovë, e posaçërisht ishte kundër formimit të ZSO-së.
“Ajo që kemi dëshmuar në vitin e fundit është se Kurti përjetoi një krizë të madhe gjeopolitike si një shans i madh për t’u paraqitur si një Zelensky i vogël dhe për t’u përpjekur të marrë më shumë mbështetje nga Perëndimi, dhe për këtë ai duhet ta paraqesë Serbinë si një dorë e zgjatur e Kremlinit”. Nuk është i vetmi që e bën këtë, e bën edhe Zagrebi. Por, për fat të mirë, narrativa të tilla nuk dhanë fryte, sepse ne treguam një qasje serioze dhe të përgjegjshme, e cila udhëhoqi një politikë të parashikueshme”, theksoi Staroviq.
Sipas tij interesi i Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon. /InLajmi/