Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger ka folur për ndeshjen e mbrëmshme ku skuadra e tij arriti fitore të thellë, 5 me 2 ndaj Liverpoolit në fazën 1/18 e finales në UEFA Champions League.
Gjermani u shpreh tejet i lumtur që skuadra e tij arriti fitore në stadiumin ‘Anfield’.
“Jam i çmendur, thjesht i çmendur. Nuk kam përjetuar asnjëherë një natë të tillë në futboll. Për fat të mirë këtë herë isha në anën e duhur”, u shpreh futbollisti gjerman, shkruan arbresh.info.
Ndeshja kthyese mes Real Madrid dhe Liverpoolit në Ligën e Kampionëve zhvillohet gjatë muajit mars në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’.