Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të merkurë ka marrë vendim që ta lejoi Trepçën të marrë deri në 20 milionë euro hua nga Ministria e Financave, raporton InLajmi.
Marrja e këtij “borxhi” nga Ministria e Financave u votua pro nga i gjithë kabineti qeveritar.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik.
“Zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik në vend dhe për këtë investimi në ndërmarrje publike është i nevojshme. Prandaj kërkohet huamarrje deri në 20 milionë nga Trepça me qëllim të investimit kapital në miniera dhe flotacione”, tha Kurti.
Kurse ministri i Financave, Hekuran Murati ka japur detaje rreth shpenzimit të këtyre 20 milionë eurove.
“Kjo huamarrje është në kuadër të veprimeve që kemi bërë si qeveri për kthyer gjendjen e mirë në ndërmarrjet publike probabilitetit dhe mirë menaxhimit. Pritet për tu investuar në maqina për miniera dhe floatcione që do të mundësonte rritjen e prodhimit”, tha Murati./InLajmi/