Reshjet e dendura dhe përmbytjet në Brazil kanë shkaktuar kërdi në shtetin Sao Paulo të vendit të Amerikës së Jugut dhe kanë marrë jetën e të paktën 46 personave, transmeton InLajmi.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Numri më i madh i vdekjeve është raportuar në qytetin brazilian të Sao Sebastiao.
Të hënën, qindra ekipe shpëtimi kërkuan të mbijetuar nëpër qytetet bregdetare mes përmbytjeve, shkruan Republic world.
“Ekipet tona të shpëtimit nuk po arrijnë të arrijnë në disa lokacione. Është një situatë kaotike”, tha kryetari i bashkisë së Sao Sebastiaos, Felipe Augusto në një deklaratë të dielën. /InLajmi/