Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bëri të ditur se në aksidentin e të mërkues ku mbetën të vdekur 4 persona, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Ferizajt, përcjell InLajmi.
Aliu më tej u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të këtij aksidenti tragjik.
Postimi i plotë i tij:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e 2 nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik.
Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi!
Lutemi për shërim të shpejt të të lënduarve nga ky aksident! /InLajmi/