Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, gjatë vizitës në Kroaci është takuar me mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në këtë shtet ku kanë hapur furra të bukës por edhe biznese të tjera, përcjell InLajmi.
Sipas Musliut, pa mikëpritjen dhe traditën hasiane vizita në Kroaci quhet e papërmbyllur.
Musliu thekson se shqiptaret në Kroaci janë shembulli më i mirë se si duhet të integrohen në shtetetin ku jetojnë duke ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare.
Postimi i plotë i tij:
Të jeshë në Kroaci dhe mos ta shijosh bukën e furrës, mikpritjen dhe traditën Hasiane vizita quhet e papërmbyllur.
Ruzhdi Qenaj një njëri I respektuar si nga shqiptarët ashtu edhe nga Kroatet na mirëpriti në biznesin e tij familjar. Xheladini, Albini dhe Hadija me buzëqeshjen e tyre dhe vullnetin e dashurinë për punën, bëjnë për vete çdo njeri që frekuenton biznesin e tyre.
Shqiptaret në Kroaci janë shembulli më i mirë se si duhet të integrohen në shtetet ku jetojnë duke ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare. /InLajmi/