Ministri i Financave Hekuran Murati, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka paraqitur Marrëveshjen 40 milionë dollarëshe me Fondin OPEC, për të cilën i luti deputetët që ta votojnë pro kësaj marrëveshje, por si duket kjo “lutje” hasi në vesh të shurdhër, pasi nuk gjeti miratim nga opozita, raporton InLajmi.
Murati nuk u “dorëzua”, kështu ai e solli për herë të 3-të në votim Marrëveshjen me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.
Ai tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për mijëra familje dhe qindra pensionistë.
“Kjo marrëveshje mundëson reformat në skemat pensionale dhe sociale. Në vlerë prej 47 milion euro kjo marrëveshje është lidhur me Bankën Botërore. Arsye pse po e sjell për herë të tretë, është se e konsiderojmë të rëndësishme. Janë më mijëra familje dhe qindra pensionistë që presin që kjo marrëveshje të kalojë. Po të ishte një marrëveshje e thjeshtë nuk do të kisha sjellur për herë të tretë. Të lihen anash inatet politike”, tha ai. /InLajmi/