Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga 2 tërmetet e fuqishme është rritur në 42.310 viktima, transmeton InLajmi.
2 tërmetet me qendër në Kahramanmaraş u pasuan nga 7.184 pasgoditje.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën edhe 10 provinca të tjera, respektivisht provincat Adana, Adımay, Diyarbakir, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz.
Në zonën e tërmetit ekipet ngritën gjithsej 301.289 tenda dhe 6.375 kontejnerë që u dërguan nga ministritë dhe institucionet përkatëse, si dhe nga vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.
Më tej, tha se gjithsej 14.740 personel vendas dhe ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren, shkruan Anadolu Agency.
Gjithsej 698.244 persona kanë marrë mbështetje psikosociale, me 497.93 në zonën e tërmetit dhe 201.151 jashtë zonës së tërmetit./InLajmi/