Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë asistuar në bastisjen e banesës së ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçit, Adil Beharamajt, përcjell InLajmi.
E për këtë reagoi ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i cili tha se pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale.
Postimi i plotë i tij:
Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj.
Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati 2 vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime. /InLajmi/