Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit tha se “opozita parlamentare po i konteston në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara nga ekzekutivi”, përcjell InLajmi.
Sipas Hotit, ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jofisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht.
Tutje, ai thotë se ligjet që dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues.
Postimi i plotë i tij:
Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues.
Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht. /InLajmi/