Organizatori në mbrëmjen përmbyllëse të “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, ka shpallur më të mirët e turneut.
Kosova mori 2 çmimet kryesore. Kombëtarja dardane u shpall kampione e turneut, ndërsa kapitenia Erëleta Memeti u shpall lojtarja më e mirë e turneut.
Vendi i 2-të u takoi bullgareve. Përveç kupave vendi i parë dhe i 2-të u stolisen edhe me medalje.
Kosova në këtë turne realizoi tri fitore, duke mposhtur Estoninë (2:1), Hong Kongun (7:0) dhe Bullgarinë (2:1). Ekspedita e Dardaneve kthehet nesër pasdite në Kosovë.