Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko thotë se lufta ndaj Rusisë nuk po zhvillohet vetëm për pavarësinë e Ukrainës.
Goncharenko u shpreh se lufta është duke u zhvilluar për vlerat dhe liritë e të gjithë botës.
Sipas tij, është e rëndësishme që lufta të fitohet, për të ndalur edhe një gjakderdhje të mundshme në Ballkan, shkruan Euronews Albania.
“Ne i falenderojmë të gjithë aleatët tanë për ndihmën që po na japin, i themi faleminderit edhe Shqipërisë për mbështetjen e fortë diplomatike që po marrim. Kjo është e rëndësishme për ne. Kjo luftë nuk është vetëm për pavarësinë e Ukrainës, por është luftë edhe për vlerat, liritë e të gjithë botës, prandaj është e rëndësishme që të fitohet për të gjithë, për të ndalur pikërisht edhe gjakderdhjen në Ballkan, siç e pamë në rastin e Bosnjes dhe Kosovës, siç e pamë në sulmet e Malit të Zi dhe për mbyllur njëherë e mirë hesapet me Perandorinë Ruse”, theksoi ai.