4 persona kanë mbetur të vdekur këtë të mërkurë mbrëma si pasojë e një aksidenti trafiku në aksin rrugor Ferizaj – Shtime, përcjell InLajmi.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli i cili bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira 3 vetura.
Veseli shtoi se vdekja e 4 personave është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Ai tutje tha se njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet /InLajmi/