Një grua 85-vjeçare është sulmuar nga një aligator teksa po shëtiste qenin e saj në Fort Pierce, Florida, tramsmeton InLajmi.
Fqinjët i thanë mediave lokale se aligatori doli nga uji dhe iu hodh qenit. Ajo u përpoq ta largonte qenin nga zvarraniku, por ra viktimë e aligatorit.
Sulmet e aligatorëve veçanërisht që rezultojnë në vdekje janë të pazakonta sipas Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Botës së Egër në Florida, shkruan BBC.
Aligatorët mund të gjenden në të 67 qarqet e Floridës, por ata “rrallë kafshojnë njerëz dhe vdekjet nga dukuri të tilla janë të rralla”, sipas fletës së fakteve të FWC në faqen e saj të internetit. /InLajmi/