Ish-rezprezentuesi i Kosovës, Suhad Sahiti ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me klubin nga Podujeva.
“Pas disa ditëve negociata me futbollistin, gjatë ditës së sotme është arritur marrëveshja finale për nënshkrimin e kontratës 1 vjeçare e gjysmë. Sulmuesi i djathtë ka eksperiencë të pasur në Greqi, Bullgari, Poloni e së fundmi në Kroaci, ku ishte pjesë e skuadrës së Sibenikut”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Sahiti gëzon karrierë të pasur nëpër klube të ndryshme evropiane, shkruan IndeksOnline.
28-vjeçari ka luajtuar për Rabotniçkin në Maqedoni, Skënderbeun në Shqipëri, AE Larisan në Greqi, Semptevri Sofia të Bullgarisë, Ëisla Plockun e Polonisë e së fundmi te Shibeniku i Kroacisë.