Gjatë kësaj të marte është raportuar për rrëshqitje të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, përcjell InLajmi.
Rastin për rrëshqitjen e dheut për gazetën InLajmi e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi deklaroi se shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me shpejtësi të ngadaltë.
Më tej si shtoi se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke i vendosur shenjat përkatëse. /InLajmi/