Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci këtë të martë nderoi jetën dhe veprën e luftëtarit Shaban Polluzha, përcjell InLajmi.
Lladrovci deklaroi se emri i Shaban Palluzhës me shokë, është i paharrueshëm ndër breza
Postimi i plotë i tij:
Në nderim të jetës e veprës së heroit Shaban Palluzha, me bashkëpunëtorë, mbajtëm një minutë heshtje dhe vendosëm buqetë me lule pranë varrit të tij.
Heroi Shaban Palluzha, vijoi rezistencën e fuqishme kundër okupimit jugosllav, sipas traditës së krijuar nga Azem Bejta, në Drenicë, kundër okupatorëve të rinj dhe ideologjisë së vjetër të mashtrimit serb.
Emri i Shaban Palluzhës me shokë, është i paharrueshëm ndër breza. Lavdi jetës dhe veprës së tij heroike! /InLajmi/