Analisti Albert Heta ka konsideruar se deputeti Haki Abazi është lënë anash nga partia e tij, Vetëvendosje.
Heta ka theksuar se kryeministri Albin Kurti në raste të shumta për të ikur nga përgjegjësitë e tij ‘e merr topin, e s’do me luajtë”.
Ai madje tha se kushdo që kundërshton kryeninistrinë, do të sulohet e shkatërrohet si njeri.
“Sa herë del dikush kundër Kurtit, sulmohet menjëherë dhe shkatërrohet si njeri dhe çështjet zhduken me të. Abazi për një arsye apo tjetrën është lënë anash nga partia e tij. Kurti thotë na jemi partia e demokracia më e madhe. Ne nuk mund të themi më që ka demokraci për shkak të statutit, qeveria e kontrollonë partinë”, u shpreh Heta.
Ai tha se qeveria aktuale me skandalet e saj, do taq tejkalojë edhe skandalin e para shumë viteve, ku ishin zhdukur narkotikët nga dhoma e dëshmive brenda policisë së Kosovës, shkruan Gazeta10.
Heta ka theksuar se sot partia në pushtet, Vetëvedosje s’ka as politikë për energji.