Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, përcjell InLajmi.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike si dhe të ardhmen dhe perspektivën euro-atlantike që e kanë Kosova dhe Mali i Zi.
Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Mali i Zi ka dhënë për Kosovën në proceset integruese të saj, dhe po ashtu u shpreh i përkushtuar për thellimin e raporteve mes shteteve tona, duke pasur parasysh që Mali i Zi mbetet partner i rëndësishëm rajonal për Kosovën. /InLajmi/