Haxhi Zekë Byberi u lind më 20 dhjetor 1832 në Shoshan të Malësisë së Gjakovës. Familja e tij u shpërngul në Pejë, ata ishin pronarë tokash. Ai ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës në Lidhje, ku u shqua si prijës ushtarak me kontribut në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Vite më pas u përpoq të përtërinte të njëjtën frymë lëvizjeje nëpërmjet Lidhjes së Pejës, përcjell InLajmi.
Autoritetet serbe i dërguan konsullit të tyre në Prishtinë, Sima Abramoviq, armikun personal të Haxhiut, gjakovarin Mehmed Zaimin. Ky nxiti të birin, kapitenin e zaptijeve Adem Zajmin që ta vriste Haxhi Zekën.
Kjo ndodhi më 21 shkurt 1902 në pazarin në Pejë. Haxhiu u varros në varrezat e xhamisë Sulltan Mehmed Fatih në Pejë.
Vrasja e tij bëri të binte në fashë kryengritjet shqiptare që kishin shpërthyer në vilajetin e Kosovës. Dorësi u vra më 1912 nga autoritetet serbe, pasi kërkoi shpërblimin e premtuar para vrasjes./InLajmi/