Ish-luftëtari Ramë Buja, thotë se Kosova nuk është ajo që e ka ëndërruar gjatë luftës.
Sipas tij nuk është dashur fare të ketë negociata me Serbinë pasi që liria e Kosovës u realizua bashkë me ndërkombëtarët.
Buja për Front Online tha se “Jo nuk është sepse në fakt në Kosovë po luhet një farë loje e çuditshme diplomatike, për faktin se Kosova nuk ka pasur fare nevojë të bëjë negociata me Serbinë as në 2010 e këndej e hiq më tani, për faktin se ajo e ka realizua lirinë bashkë me ndërkombëtarët dhe përse të krijohën gjithë këto negociata, pse të krijohen për gjëra të çuditshme e që tash po përmendet Asociacioni, kështu që është diçka që në fakt e kemi menduar ndryshe, sepse e realizuam lirinë e plotë dhe pastaj shkojmë me hapa të kujdesshëm dhe natyrisht duke harmonizuar në një farë forme raportet ndërshtetërore siç i kanë harmonizuar Gjermania me Francën, por kjo nuk po ndodhë”, ka thënë Buja.