Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, përcjell InLajmi.
Në letrën e tij, presidenti Stenimeier ka përmendur angazhimin e Kosovës për vlera evropiane dhe në këtë kontekst ka vlerësuar partneritetin në raport me luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.
Sipas tij, dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE mbetet një sfidë thelbësore për vendin për normalizimin e marrëdhënieve të të 2-ja vendeve.
E për këtë ai premtoi që Kosova ka mbështetjen e Gjermanisë si partnere e besueshme e Kosovës. /InLajmi/