Liqeni i Dibrës prej gati 2 vjetësh është pa koncesioner, si për peshkimin tregtar ashtu edhe për atë sportiv. Për momentin me të nuk menaxhon askush, ndaj peshkatarët janë të shqetësuar për gjendjen e tij. Thonë se ka gjithnjë e më pak peshk ndërsa ka shumë hajdutë peshqish. Ata thonë se sasia e peshkut është ulur për 90%.
Klubi i peshkimit sportiv Trofta thotë se duan të menaxhojnë liqenin.
Më 20 janar, Ministria e Bujqësisë publikoi shpallje për dhënien me koncesion të liqenit për peshkim sportiv dhe rekreativ, shkruan Alsat Mk.
Në liqenin e Dibrës 10-15 vjet më parë kishte shumë më tepër peshq. Në dekadën e fundit ka pasur raste të kapjes së shumë hajdutëve të peshkut dhe konfiskimit të një numri të madh rrjetash peshkimi.