• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 1 April, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Ky ishte qëndrimi i opozitës pasi Kurti deklaroi se e pranon propozimin e BE-së

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
Tuesday, 7 February 2023, 19:35
në Politikë
0 0
0
Muhaxhiri: Kurti tashmë ka krijuar hapësirë që të bisedohet për Asociacionin
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

Këtë deklarim Kurti e bëri pas takimit që zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Prishtinë – gati një vit pasi iu dorëzua ky propozim i njohur si plani evropian.

Pasi deklaratës së kryeministrit nuk vonuan reagimet e opozitës, e cila e kritikon Kurtin për mos transparencë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Kurti deklaroi se ka pranuar propozimin franko-gjerman pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çka përmban ai.

“Kështu, ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, ai pyeti se a është ky plan në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit.

E kësaj pyetje iu përgjigj të martën kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një deklarim për media.

Ai tha se nuk e kupton gjithë pluhurin që po ngritët për këtë çështje, derisa theksoi se Kurti qysh para tre muajve e ka pranuar se ky propozim është i pranueshëm për Kosovën dhe është bazë e mirë. Kjo pasi sipas tij, aty nuk përmendet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, ai pranoi se në atë plan Kosova e merr një obligim për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.

“E tëra që mund të aludohet për nënkuptim të Asociacionit në atë plan është marrëveshjet e deritashme të arritura në dialog. Kosova e merr përsipër njëfarë obligimi për marrëveshjet e arritura deri tani në dialog”.

“Pra, në këtë aspekt mund të thuhet eksplicit është referenca në Asociacion. Por, çështja është se këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Kushtetuesja dhe tash çështja është të gjendet një formë e re e Asociacionit”, deklaroi Konjufca.

Ai përmendi edhe 2 rreziqe që sipas tij, i vijnë Kosovës me planin evropian.

“Unë mendoj se janë dy rreziqe për Kosovën. E pse kjo nuk është zgjidhja më e mirë dhe pse është kompromis, po mundohem ta ndaj me ju. Është kompromis sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje ‘defacto’, pra shtetësia e Serbisë ndaj Kosovës nuk pranohet drejtpërdrejt, por në mënyrë të tërthortë. Kjo i bie që nuk praniohet përmes një akti shtetëror të Serbisë, por përmes një marrëveshje me BE-në”.

“Rreziku i 2-të fare i lehtë për Kosovën është që duket sikur nuk e ka njohjen e marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj kjo do të jetë taktikë e Serbisë”, përfundoi Konjufca.

Se pranimi i planit evropian nga Kurti nuk është qëndrim kundërthënës mendon edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Ai tha se kreu i ekzekutivit kosovar që nga fillimi nuk e ka refuzuar këtë propozim dhe sipas tij, kjo është shumë e rëndësishme.

“Propozimin e BE-së që nga fillimi nuk e ka refuzuar kryeministri Kurti, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Madje, kryeministri Kurti shumë kohë para Serbisë e ka pranuar që plani evropian përbën një bazë të mirë dhe Kosova është e gatshme të negociojë për të”.

“Kurse, muaj më parë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq e refuzoi këtë plan duke e quajtur katastrofal. Prandaj, nuk e shoh si kundërthënës pranimin e këtij plani nga qeveria”, deklaroi Fetahu, duke shtuar se “ky plan nuk e siguron njohjen de-jure, por hap rrugë që në të ardhmen të vijë njohja de-jure dhe të negociohet për të”.

Ndryshe, emisari Lajçak teksa u shpreh se i vjen mirë që “edhe Kosova pranoi në parim planin e BE-së”, paralajmëroi se do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë.

Propozimi i Bashkimit Evropian, që më herët njihej si plani franko-gjerman, ka marrë mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tags: Albin KurtiBEPlani Franko-gjerman
Postimi i mëparshëm

FSK-së i shtohen operatorët snajperistë profesionist

Postimi tjetër

Viktor Buzhala: Bankat e Kosovës këtë vit i rritën prapë kamatat

Të ngjajshme Postime

Hasanpapaj: Politika është elastike por ligjet nuk kthehen ”herë anej, herë knej”
Politikë

Hasanpapaj: Politika është elastike por ligjet nuk kthehen ”herë anej, herë knej”

Thursday, 30 March 2023, 23:43
Hyseni: Nëse Kurti do ishte kryeministër në 2008-ën kurrë nuk do bëhej pavarësia!
Politikë

Hyseni: Nëse Kurti do ishte kryeministër në 2008-ën kurrë nuk do bëhej pavarësia!

Thursday, 30 March 2023, 22:01
Abazoviq në Samitin për Demokraci: Mali i Zi mbetet i përkushtuar ndaj integrimit evropian
Politikë

Abazoviq në Samitin për Demokraci: Mali i Zi mbetet i përkushtuar ndaj integrimit evropian

Thursday, 30 March 2023, 8:42
Hasanpapaj: Çfarëdo epiologu të ketë vendimi i Kushtetueses, përbërja e Kuvendit s’do të ndryshoj
Politikë

Hasanpapaj: Çfarëdo epiologu të ketë vendimi i Kushtetueses, përbërja e Kuvendit s’do të ndryshoj

Wednesday, 29 March 2023, 22:33
Arifi: Janë 3 kushte për bashkimin e Luginës me Kosovën!
Politikë

Arifi: Janë 3 kushte për bashkimin e Luginës me Kosovën!

Wednesday, 29 March 2023, 21:31
Lista serbe shpreson ende se BE-ja do të mundësojë referendumin në Kosovë
Politikë

Rakiq: Asociacioni duhet të formohet sa më shpejt

Wednesday, 29 March 2023, 14:16
Postimi tjetër
Viktor Buzhala: Bankat e Kosovës këtë vit i rritën prapë kamatat

Viktor Buzhala: Bankat e Kosovës këtë vit i rritën prapë kamatat

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Lajmet e fundit

Rritja e fëmijëve pa kufij nuk është kurrë një ide e mirë

Rritja e fëmijëve pa kufij nuk është kurrë një ide e mirë

Saturday, 1 April 2023, 0:20
Olta: Kristi nuk e meriton finalen!

Olta: Kristi nuk e meriton finalen!

Saturday, 1 April 2023, 0:03
  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu