Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj të hënën në mbrëmje bëri të ditur se një kontingjent i trupave të FSK-së janë nisur për në Turqi që ti ndihmojnë të prekurve nga tërmeti, përcjell InLajmi.
Për këtë reagoi Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hevenier i cili i tha se e vlerëson këtë vendim të FSK-së.
Më tej Hovenier deklaroi se SHBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare
Postimi i plotë i tij:
Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne vlerësojmë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe mjekësore duke të FSK-së që u bashkuan me partnerët për të ndihmuar operacionet në rajon. SHBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare /InLajmi/