Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka propozuar Qeverisë së Kosovës 5 pika që sipas tij nëpërmjet tyre duhet të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, përcjell InLajmi.
Hoti në theks të veçantë e ka vendosur njohjen e ndërsjellë që sipas tij pa të nuk duhet të ketë assesi marrëveshje përfundimtare.
Në renditjen e këtyre 5 pikave ishte edhe garancia kombëtare ku sipas Hotit Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja.
Postimi i plotë i tij:
Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:
- PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;
- LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të 2-ja vendeve;
- ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe SHBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;
- PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes 2 vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe
- PËR NJOHJE RECIPROKE./InLajmi/