Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj bëri të ditur se FSK-ës i janë shtuar operatorët snajperistë profesionist, përcjell InLajmi.
Mehaj deklaroi se komandat e FSK-së janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani
Postimi i plotë i tij:
Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona
Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir.
Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona!
Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës! /InLajmi/