Një revolucioni që nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës.
Kështu e ka cilësuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestën e 11 Shkurtit edhe gjatë një takimi me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.
Por kësaj proteste, ai tha se do t’i paraprijë një tjetër tubim tjetër, ai që do të zhvillohet të mërkurën përpara parlamentit.
Kjo do bëhet ditën kur deputetët demokrat kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për zhvillimin e mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama për çështje “McGonigal”, shkruan TvKlan.
Ndaj ai ftoi qytetarët e Tiranës që të mblidhen përpara parlamentit.