Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës, ndërsa një person ka mbetur i lënduar, përcjell InLajmi.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht në fshatin Trudë.
Në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura me tabela vendore, kështu ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostraden I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë 2 vetura me tabela vendore. Si pasoj e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave “, tha Kelani./InLajmi/