Një grup liderësh globalë kanë dërguar mesazhe solidariteti pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë herët të hënën, duke vrarë të paktën 1.500 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë fqinje, transmeton InLajmi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca është në “solidaritet të plotë” me Turqinë.
“Solidaritet i plotë me aleatin tonë Turqinë pas këtij tërmeti të tmerrshëm. Unë jam në kontakt me Presidentin Erdogan dhe ministrin e Jashtëm MevlutCavusoglu dhe aleatët e NATO-s po mobilizojnë mbështetjen tani,” tha ai.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku është “gati të ndihmojë”, pas tërmetit të së hënës.
“Një tërmet shkatërrues tronditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes, duke marrë jetën e qindra njerëzve dhe duke plagosur shumë të tjerë. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë. BE-ja është e gatshme të ndihmojë,” tha Borrell.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dërgoi ngushëllime për viktimat e fatkeqësisë.
“Me pikëllim të thellë dëgjova këtë mëngjes për tërmetin shkatërrues që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet e mia më të thella për shumë familje që humbën jetën dhe uroj një shërim të shpejtë të të plagosurve. BE qëndron në solidaritet të plotë me ju,” thaai.
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se mbështetja nga Evropa “është tashmë në rrugë”, shkruan CNN.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe Sirisë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi këtë mëngjes. Ne bashkëndiejmë me familjet e viktimave. Mbështetja e Evropës është tashmë në rrugë dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi.”, tha ajo. /InLajmi/