Tërmeti që goditi Turqinë në orët e hershme të mëngjesit të së hënës u mori jetën qindra personave dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar e pa kulm mbi kokë, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë Ambasada e Kosovës në Ankara, ka dal me një njoftim për qytetarët e Kosovës që gjinden në Turqi që nëse kanë nevojë dhe gjinden përball vështirësive të kontaktojnë numrat emergjentë.
Ndryshe, zonat e prekura nga tërmeti po mbikëqyren e po ndihmohen nga autoritetet përkatëse si dhe nga njerëz vullnetmirë.
Postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Ankara:
Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91. /InLajmi/