Dallgët e forta përmbysin jahtin në mënyrë dramatike në SHBA, transmeton InLajmi.
Një valë përmbysi një jaht në det të trazuar në brigjet e Paqësorit të SHBA-së, teksa roja bregdetare po tentonte të shpëtonte një person në bord.
Siç shihet në videon e publikuar, dallgët e forta e rrokullisin disa herë këtë jaht, shkruan BBC.
Jahti ishte rreth 10 km nga toka, në grykën e lumit Kolumbia në veriperëndim të vendit. /InLajmi/